RRETH NESH


Ne jemi të specializuar në Detektivë Privatë, Investigime, çështje martesore, gjithashtu dhe verifikime konfidenciale për qëllime biznesi ose personale. Ne ju ofrojmë një gamë të gjerë verifikimesh, mjetesh vlerësimi dhe ekzaminimi me një staf të dedikuar detektivësh profesionistë të trajnuar. Investiguesit tanë përdorin mjetet të teknologjisë më të fundit të investigimit dhe I janë nënshtruar trajnimeve për ta kryer detyrën e tyre në mënyrë profesionale për të arrirë rezultatet më të mira të mundshme në një kohë sa më të shkurtër. Kualifikimi, ekspertiza dhe shërbimi ynë evidentohet edhe nga klientët tanë. Ne fokusohemi për t’u siguruar klientëve të gjithë informacionin që atyre I nevojitet, duke ua dhënë në kontekstin e duhur.

Qoftë ky një verifikim (personal ose korporata), të dhëna financiare mbështetje për çështje gjyqësore, të dhëna mbi konkurrentë tuaj ose një reseach marketingu, ne do t’ua ofrojmë brenda kohës dhe buxhetit tuaj.

Ne kryejmë investigim në mënyrë kritike lidhur me të gjithë aspektet e mbrojtjes gjyqësore që mund të përfshijë vendndodhjen e dëshmitarëve, dëshmi, vlerësime, mbledhje dhe vlerësim provash, vlerësime private të pavarura, investigime në vëndin e ngjarjes, verifikim dokumentacionesh dhe shërbime të tjera të kërkuara nga klienti. Kompania jonë mbledh provat më të rëndësishme, gjë që jo vetëm ndihmon çështjen tuaj por vendos në mënyrë përfundimtare verdiktin mbi çështjen tuaj.

Misioni ynë është t’i sigurojmë klientit shërbimin investigativ më të mirë. Ne krenohemi me aftësinë tonë për të dhënë shërbimin më të mirë me çmimin më të arsyeshëm. E ardhmja e kompanisë tonë varet nga arritjet e profesionistëve tanë. Kjo provon se kombinimi I mirë I përgjigjes në kohën e duhur dhe standardeve të larta në profesionalizëm, prodhon rezultate të padiskutueshme. Kompania jonë u shërben klientëve të ndryshëm si avokatë, korporata, biznese të vogla dhe shoqërisë civile. Ne avancojmë edhe më shumë nga vendosmëria për tu dhënë zgjidhje të përballueshme financiarisht problemeve tuaja.

Çfarë bën një detektiv privat?

u

Interviston njerëzit për të mbledhur informacion

Bën kërkime të tipeve të ndryshme, duke përdorur kompjuter ose te dhëna te jo të kompjuterizuara

Survejim (duke kërkuar, ndjekur ose vezhguar pa e vënë në dijeni)

Mbledhjen e provave për të paraqitur në gjykatë

Z

Verifikim për të punësuarin tuaj, verifikime të ardhurash dhe fakte

Hetime mbi krime kompjuterike, të tilla si vjedhja apo shkelje ligjore

Të ndihmojë në rastet e përgjegjësisë penale dhe civile, rastet e personave të humbur dhe mashtimet mbi siguracionet