SHERBIME PËR KOMPANI/KORPORATA

Analiza dhe shërbime inteligjence për kompani/korporata
Këto shërbime kanë një fushë të gjerë si operacionë te fshehta, vëzhgimi I aktiviteteve të stafit, regjistrime sekrete audio-video, mashtrimet, falsifikimet, zbulim I vjedhjeve, informacion për pasuri te luajtshme dhe të paluajtshme, nxjerrje e informacionit konfidencial, të drejtat e autorit dhe patentat, etj., aspekte të cilat nëse neglizhohen mund t’I shkaktojnë një dëm të jashtëzakonshëm sipërmarrësve.
Operacione të fshehta

Ne mund t’i vendosim detektivët tanë në pozicione strategjike për të observuar dhe raportuar aktivitete në vendin ku është kërkuar. Për çdo çështje ne vendosim detektivët më të mirë të terrenit dhe agjentët tanë sekretë do të jenë gjithë sy e veshë për t’u dhënë juve informacion sa më të plotë me gjithçka që po ndodh.

Verifikime Para-Pas Punësimi

Është shumë e rëndësishme të njohësh të dhëna të mëparshme të stafit tënd. Kjo përfshin eksperiencën në punë, detyrat dhe përgjegjësitë, sa I pranueshëm është për t’u ripunësuar, vlerësim I përformancës, pagat dhe qëndrimin ndaj punës në tërësi. Çdo sipërmarrës ka të drejtë të dijë gjithçka mbi punëmarrësit e tij përpara së t’I japë një detyrë apo post.

Verifikime Para Punësimi
Kjo është gjëja më e mirë për ata që janë të rinj në biznes apo janë duke punësuar punonjës të rinj. Këto lloj verifikimesh kryhen përpara rekrutimit të kandidatëve në listën përfundimtare. Kjo ndihmon në zgjedhjen e grupit më të mirë që I përshtatet detyrës së caktuar. Kompania jonë do ju asistojë me verifikime konfidenciale të sakta bazuar dhe në referencat nga punëdhënës të mëparshëm me çmime të arsyeshme. Profesionistët tanë kryejnë të gjithë verifikimet në mënyrë diskrete pa e shfaqur identitetin tuaj.
Verifikime Pas Punësimi
Kur një personi I është dhënë tashmë një post I caktuar dhe ka dyshime për diçka që nuk po ecën në mënyrën e duhur. Mund të përfshijë verifikime mbi ndershmërinë e stafit për tu siguruar nëse ka informacion që del nga brënda kompanisë jashtë, praktikë e njohur që përdoret nga kompanitë konkurrente.

Verifikim i Të Ardhurave dhe Pasurive

Verifikimi i pasurive te luajtshme dhe të paluajtshme është e nevojshme në të gjithë çështjet e kredive bankare apo çështje financiare të organizatave. Zbuloni të ardhurat dhe pasuritë e marrësve të kredive, apo punonjësve të korruptuar  për të proçeduar me zbatimin e urdhërave.
Ne i ndajmë pasuritë në 4 kategori:
Dokumenta Pronësie: – kjo përfshin pronarin e çdo rezidence/dyqani/zyre apo toke gjithashtu dhe vlerën e pronës.
Llogari Bankare/Kushte siguracionit/: – kjo është për rastet kur personi ka llogari bankare dhe depozita. Grupi ynë mbledh të dhënat kundër poseduesve të këtyre pasurive.
dhëna tjera:- Përfshin të gjithë kompanitë e listuara në Shqipëri. Ky shërbim ofron detaje mbi partnerët e tyre të biznesit, kapitalit të investuar, vendodhjes së biznesit, bilancet, detaje rreth taksave, etj.
Verifikim pronësie mbi automjetin:- Përfshin emrin adresën e pronarit, targën, vitin e prodhimit të automjetit dhe të dhëna mbi aksidente të mëparshme të automjetit.

E Drejta e Autorit dhe Patentat
Ka kaq shumë produkte të falsifikuara që nuk evidentohen për shkak të ngjashmërisë së madhe të pamjes/logos me produktin original duke dëmtuar reputacionin dhe shitjet e prodhuesit original. Grupi jonë I investigimit zbulon aktivitetet e dyshimta të produkteve fallso dhe agjentëve të tyre për të identifikuar vendin e distributorit dhe prodhuesit të këtij produkti dhe për të marrë provat për proceset ligjore. Për të gjurmuar këto lloj distributorësh e prodhuesish, grupi jonë kërkon godinën e ketyrë shkelësve të ligjit. Pas kësaj ne bëjmë ndërhyrjen bazuar në Ligjin mbi Markat dhe Patentat, me ndihmën e një urdhri gjykate/policie.