PYETJET MË TË SHPESHTA


Në cilat qytete të Shqipërise ofrohet shërbimi juaj?

Ne marrim çështje nga pjesa më e madhe e qyteteve në Shqipëri. Jemi pjesë e një rrjeti ndërkombëtar detektivësh. Ne marrim mbështetje nga investigatorët tonë nëpër qytete dhe gjithashtu dërgojmë detektivët nëpër rrethe për tu marrë me çështje të caktuara.

Si mund të kryejnë pagesat klientët?

Pagesat mund të kryhen me kartë krediti ose me para Cash. Të gjitha pagesat duhen bërë drejtuar kompanisë tonë.

Sa kohë u duhet për tu marrë me një çështje?

Pasi kemi marrë detajet rreth çështjes suaj ne u japim një afat kohor se sa mund të zgjasi. Mund të zgjase 2-10 ditë. Gjithçka varet nga lloji dhe kompleksiteti i çështjes.

Sa kushton shërbimi juaj?

Vlera e pagesës varet nga lloji i investigimit dhe se çfarë na kërkohet të bëjmë. Përpara se të përcaktojmë pagësën, ne fillimisht kërkojme detajet e çështjes dhe më pas llogarisim vlerën dhe kohëzgjatjen e investigimeve. Pasi kemi rënë dakord me klientin, japim numrin e llogarisë bankare.

Sa të sakta janë raportimet tuaja?

Të gjithë raportimet tonë janë autentike. Mund të jenë me regitsrime zanore (audio) ose me video.

Mund të shoh listën tuaj të klientëve?

Profesioni ynë nuk na e lejon të bëjmë publike listën e klientëve për shkak të seriozitetit dhe konfidencialitetit. Por ju mund të shihni listën e korporatave që janë klientët tanë në faqen tonë online.

Është investigimi juaj plotësisht konfidencial?

Të gjithë investigimet tona janë sekrete. Madje edhe detektivët tanë në terren nuk e dinë se cili është klienti dhe qëllimin e investigimit.

Si mund të mi jepni raportimet që kam kërkuar?

Ju mund ta merrni raportimin personalisht në zyrat tona ose mund t’ua dërgojmë me email. Dokumentat dhe provat gjithashtu mund të dërgohen në të njëjtën mënyrë. Fotografitë mund të skanohen dhe të dërgohen më email nëse kështu është kërkuar dhe videot mund te dërgohen me CD/DVD.

Cfarë experience kanë detektivët tuaj?

Detektivët tanë vijnë nga forcat e policisë, ushtrisë, shërbimet e inteligjencës, madje dhe nga fusha e IT. Ata të gjithë u nënshtrohen një trajnimi profesional që drejtohet nga detektivë me më shumë përvojë. Ne kemi gritur një reputacion të të kuptuarit të nevojave të klientit dhe pajisjen me zgjidhje shumë efektive duke marrë parasysh limitet e tyre financiare dhe kohore.