Rregulla


Ne operojmë nga kryeqyteti I Shqipërisë, Tiranë. Të gjithë detektivët tanë janë të informuar me rregullat dhe standardet tona. Ata punojnë brënda kritereve dhe limiteve të investigatorëve privatë në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

-Çdo investigim I joni është I limituar në llojin dhe qëllimin e kërkuar nga klienti.

-Në kemi një grup të posaçëm për të gjithë llojet e investigimeve personale ose të korporatave. 

Informacioni i marrë nga detektivët do të përdoret për raportimin e klientit ose përfaqësuesit të tij dhe për asnjë qëllim tjetër përveç këtij.

-Ne jemi këtu për t’ju dhënë shërbimin më të mirë të mundshëm.

Të gjithë raportimet shkruhen në vetën e tretë dhe të vendosura në rend kronologjik duke përmbajtur shënime dhe prova të mbledhura për tu përdorur në herën tjetër.

-Të gjithë videot do të jenë autentike të pamodifikuara për të mos shtrembëruar ngjarjen. 

-Nëse për arsye të ndryshme detektivi nuk mund të regjistrojë në video ngjarjen/ personin, ai është I udhëzuar të raportojë atë çka sheh në të njëjtën mënyrë si më lart.

-Videot tona përmbajnë gjatë të gjithë kohës orën dhe datën në mënyrë të vazhdueshme. Raportimet gjithmonë verifikohen në mënyrë që të sigurohet se ato përputhen me videot e regjistruara.

Ne ofrojmë shërbime në të gjithë Shqipërinë si Tiranë, Durrës, Elbasan me çmime konkurruese. 

-Gjithashtu kemi dtektivët tanë profesionistë nëpër këto qytete të cilët kryejnë të gjitha llojet e investigimit.