SHËRBIME PERSONALE


Verifikime Para-Pas Martesore

Verifikime Para Martesore
Në ditët e sotme ka shumë raste kur çiftet kanë marrëdhënie fizike ose mendore me njerëz të tjerë , por për arsye të ndryshme martohen me partner të tjerë dhe i vazhdojnë ato marrëdhënie dhe pas martese. Kur diçka e tillë zbulohet nga partneri ai ndihet i tradhëtuar dhe rrjedhimisht jetojnë një jetë të trishtueshme paszbulimit të faktit.
Eagle Eye Group ju ndihmon juve të kuptoni rëndësinë e një informacioni të tillë përpara se të bëni hapa të rëndësishëm në jetën tuaj. Ne u japim të dhëna mbi:
-Punësimin, Pagën dhe Reputacionin në Vëndin e Punës
-Të dhëna mbi karakterin, Martesa të mëparshme (nëse ka) dhe rutinën e ditës me raportim për çdo orë të ditës.
-Të dhëna mbi temperamentin dhe nëse ka ndonjë sëmundje.
-Të dhëna mbi familjen, statusin financiar dhe atë shoqëror
-Të dhëna për alkoolizëm, duhanpirje, abuzim me drogat dhe zakone të përgjithshme që janë negative.
Verifikime Pas Martesore
Ka kaq shumë probleme martesore që lindin nga aktivitete të dyshimta apo tradhëti që e bëjnë jetën bashkëshortore të pamundur dhe çojnë në problem serioze, ndarje dhe divorce. Në këtë rast juve ju duhen të dhëna mbi lidhje të mundshme jashtëmartesore, rutinë dite etj të cilat janë të vlefshme në çështje gjyqësore për divorc. Ne gjithashtu mbulojmë çështjet mbi kujdestarinë e fëmijës, ndarjen e pasurisë, apo shuarjen e kuriozitetit për të ditur planet e ardhshme të partnerit tuaj.

Gjurmim i personave të humbur

Detektivët tanë të trajnuar mund të gjurmojnë lehtësisht persona të humbur dhe familjet e tyre në mënyrë që kompanitë e mashtruara apo individët mund ti kontaktojnë apo kapin ata. Përfshin rastet e pengmarrjes, vjedhjes, mashtrimit apo gjurmimit të kryerësve të veprave penale.
Ka shumë kompani apo persona që kanë bërë marrëveshje apo japin dokumenta të falsifikuara për të marrë borxhe apo për tu bërë ortakë. Në mund ti gjurmojmë ata dhe t’ju japim të dhëna të sakta në mënyrë që ju mos të mashtroheni më nga askush. Në kemi mjete dhe programme që I përdorim në gjurmimet që bejme.

Shërbimet e Survejimit të Vazhdueshëm

Komapnia jonë bën një survejim të ndershëm dhe e ndërtojmë reputacionin tonë në efektivitetin e punës së kryer nga detektivët tanë profesionistë.

Ne mbulojmë këto lloje survejimi:
– Survejim në lëvizje ose statik
-Survejim me video dhe survejim me foto
-Hetime dhe intervistime
-Marrje dëshmië për tu përdorur në gjykatë

Besnikëria bashkëshortore

Profesionistët tanë mund të zbulojnë nëse partneri juaj ka një marrëdhënie jashtë martesore, gjë e cila ju jep juve paqe shpirtërore dhe mendore. Investigimet tona jane plotësisht konfidenciale dhe diskrete dhe privatësia juaj është prioritety ynë. Detektivët tanë janë të trajnuar për këtë gjë, ndaj mos hezitoni të mbroni familjen. pasurinë apo shëndetin tuaj tek ne.
Investigatorët tanë ndihmojnë çështjen tuaj të divorcit me të dhëna të detajuara dhe raporte të shoqëruara me video e foto që ju ndihmojnë jashtëzakonisht në gjykatë.

Cështje kujdestarie dhe divorci

Kompania jonë ka një grup special që mbledh prova në lidhje me çështjet gjyqësore për martesat. Ne mund të marrim të dhëna mbi pasuritë dhe llogaritë bankare të partnerit tuaj që janë shumë të rëndësishme. Me mendojmë se të luftosh për të vërtetën është një e drejtë njerëzore dhe duhet të merren prova sa më të sakta në mënyrë që gjykata të japi një vendim të drejtë sipas ligjit.