Shërbime Speciale


Identifikim dhe eleminim i mjeteve të survejimit

Ne ua ofrojmë këtë shërbim në mënyrë që ju të mbani mbledhjet dhe takimet tuaja në mnëyrë private dhe konfidenciale. Grupi jonë I teknologjisë mund të identifikojë dhe eliminojë sensorë të dyshimtë që mund të jenë vendosur në pika strategjike nga oponenti juaj për t’u vënë në dijeni të bisedave tuaja konfidenciale. Ne e dimë që siguria është çelësi I suksesit në ditët e sotme.

Identifikim i shkrimit të dorës/ Teste ADN-je

Ky shërbim përdoret posaçërisht për të zbuluar mashtrime e manipulime dhe keqpërdorimin e emrit të personave të pafajshëm. Ky është gjithashtu shkak I humbjeve të mëdha në firma dhe individë. Niveli deri ku mund të keqpërdoret shkrimi I dorës është përtej imagjinatës. Ne jemi të lidhur me laboratorë të testeve të ADN për individë që dyshojnë për akuzat ndaj tyre. Persona të paautorizuar mund të nënshkruajne çeqe të sasive të mëdhaja parash. Për të eleminuar këto probleme, ne kemi një grup që evidenton menjëherë fakte të tilla. Ne jemi të lidhur me ekspertët më të mirë të shkencave forense të cilët me teknikat e tyre mund të zbulojnë edhe gjurme gishtash apo këmbësh të paevidentuara më parë.

Konsultë e veçantë /Udhëzim Profesional

Ju nevojitet ndonjë lloj udhëzimi apo këshille? Ne mund t’ju ofrojmë konsultë apo informacion nga profesionistët tanë që u përgjigjet të gjithë nevojave tuaja. Ne mbulojmë shumë sektorë si siguria financiare, problem me kontratat me punonjësit, në fushën e siguracionit, çështje personale familjare etj. Ne japim konsulta për fushat e mëposhtme:
-Çështje financiare / Mashtrime me siguracionin
-Promocionet e biznesit, Studim i tregut
-Çështje personale dhe familjare
-Probleme të jetës bashkëshortore
-Probleme me martesat

Regjistrim me zë (Audio)

Detektivët tane e përdorin këtë shërbim pothuajse në çdo çështje për të marrë një informacion autentik e për t’ju përgjigjur nevojave të klientit. Survejimi me audio është një nga mënyrat më të mira për prova që përdoret nga detektivët. është një provë e pamohueshme, por përpara se të tentoni të bëni çfarëdolloj regjistrimi, ju duhet të flisni me një avokat apo të shqyrtoni ligjet lidhur me këtë veprim nëse bie apo jo ndesh me to. Sepse regjistrimet audio ndonjëherë ndihmojnë shumë për të rihapur çështje që janë mbyllur më parë.

Survejim video/Monitorim video

Detektivët tanë të trajnuar mbajnë nën vëzhgim aktivitete të ndryshme personale me ndihmën e kamerave dhe automjeteve të survejimit. Këto lloj investigimesh bëhen pas marrjes së lejes nga një burim autentik. Përmes këtyre shërbimeve ne vëzhgojmë aktivitetet e personave gjatë gjithë ditës. Ky shërbim përdoret si nga kompani ashtu edhe nga individë.